Një shtetas serb në rrjetet sociale ka ndarë përvojën e tij të mirë që i ka ndodhur në një rrugë afër qytetit të Tetovës.
Nikolla Petroviç në Facebook ka treguar se gjatë një udhëtimi të tij, ka pasur probleme teknike me makinën e tij, ndërsa në ndihmë i kanë dalë 10 persona, prej të cilëve 9 shqiptarë.
Ai thotë se pasi ata e kanë vërejtur se ai ka probleme, i janë afruar dhe e kanë ndihmuar, ndërsa ka paguar vetëm 10 euro.
“Tundimet janë një pjesë e udhëtimit. Diçka ma shpërtheu gomën pranë Tetovës dhe të dielën vullkanizatorët në rrugë nuk punojnë. Pasi e nxora rrotën ndihmëse, 10 persona (9 prej tyre shqiptarë) u ndalën për të më pyetur nëse kisha nevojë për ndihmë”.
“Njëri thirri të njohurin e tij, një vullkanizator që jeton dhe punon në një fshat aty pranë, i cili u ul në makinën e tij, e hoqi e mori gomën tim, ma ktheu dhe e montoi pas 15 minutash. Ai kërkoi vetëm 10 € për shërbimin, dhe më thirri për kafe. Dua të besoj se dikush me targa TE që do të ndodhet në hall diku afër Nishit, do të kalojë njëjtë sikur kalova unë sot”, ka shkruar Nikolla Petroviç.
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025