Çdo gjë është gati për paraqitjen e një pjese të aftësive operacionale të Ushtrisë Serbe në aeroportin ushtarak të Batajnicës.
Ngjarja do të shënojë përvjetorin e çlirimit të Beogradit nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.
Për herë të parë pasi mbërritën, gjashtë avionet ” MiG-29″ që Rusia i dhuroi Serbisë i janë shfaqur publikut në Batajnicë.
Ceremonia zyrtare e dorëzimit të avionëve do të mbahet sot, tha “Tanjug”.
Qytetarët të shumte kanë dalur në aeroport, ku do të shohin më shumë se 2.200 ushtarë serbë, dhe më shumë se 130 automjete të ndryshme ushtarake, 30 aeroplanë dhe helikopterë, ndërsa industria e mbrojtjes e Serbisë do të paraqesë 40 modele të armatimeve të ndryshme.
Grupi Forcave të Hapësirës së Rusisë,gjithashtu do të marrë pjesë sot në shfaqje.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jetë gjithashtu i pranishëm në këtë ngjarje në Batajnicë.
Të ftuar të tjerë përfshijnë udhëheqjen më të lartë shtetërore dhe ushtarake të Serbisë, Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, Presidentin e Republikës Serbe Milorad Dodi dhe anëtarët e trupit diplomatik.
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...