Ministria serbe e Drejtësisë ka shpallur më shumë se 100 fletë arreste për krimet e bëra në Kosovë në fund të viteve të 90-ta.
Siç njofton tanjug, fjala është për fletë arrestet e shpallura kundër personave ndaj të cilëve po vazhdojnë hetimet si dhe ndaj personave ndaj të cilëve hetimet janë në përfundim pas arrestimit të të dyshimtëve, siç është rasti me Ramush Haradinajn, transmeton koha
“Bërja publike e emrave të të dyshuarve në këto fletë arreste do ta humbiste kuptimin, sepse të dyshimtit me siguri nuk do të rrezikonin për t’u arrestuar”, ka thënë burimi të cilin agjencia serbe e quan njohës të punës së institucioneve të hetuesisë si në Serbi ashtu dhe në Kosovë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...