Serbia është vendi ku Kina po zbaton numrin më të madh të infrastrukturës dhe projekteve të energjisë, kështu ka thënë ministri i minierave dhe energjisë Aleksandar Antic.
Sipas qeverisë serbe një marrëveshje është arritur gjatë një takimi midis ministrave të energjisë të Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të mbajtur të mërkurën në Bukuresht, shkruan B92- transmeton Indeksonline.
Antic tha se faza e parë lidhur me ringjalljen e blloqeve B1 dhe B2, me vlerë rreth 300 milionë dollarë, është përfunduar në Termocentralin Kostolac.
Antic shpjegoi se faza e dytë është duke u zhvilluar dhe përfshin rritjen e prodhimit të qymyrit nga minat Drmno nga 9 në 12 milion ton në vit dhe ndërtimin e një termocentrali të ri 350 MË.
I gjithë projekti me vlerë më shumë se 700 milionë dollarë, tha ai.
Sipas tij, në takimin e ministrave të energjisë u vu re se mekanizmi i bashkëpunimit, i krijuar me iniciativën e Kinës, ka dy efekte kryesore – forcimin e bashkëpunimit me Kinën dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Ministri vuri në dukje se siguria e energjisë dhe siguria e furnizimit janë çështje rajonale dhe se ato nuk mund të shihen në izolim.
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të m...
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...