Për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian në referendum do të votonin mbi 55% e qytetarëve, 21% do të ishin kundër, ndërsa 12% nuk do të votonin fare ose nuk e dinë se si do të votonin, tregon një anketë që ka realizuar Ministria e Integrimit Evropian e Serbisë.
Në njoftimin e saj thuhet se mbështetja e qytetarëve për reforma, ashtu si edhe viteve të kaluara, është shumë e lartë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Nga gjithsej numri i të anketuarve, 68% konsiderojnë se reformat, të domosdoshme për anëtarësimin e Serbisë në BE, duhet të realizohen edhe pavarësisht kësaj, për mirëqenien e qytetarëve.
Shumica, përkatësisht 58% e të anketuarve, konsideron se problemet e Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen, pavarësisht nëse një gjë të tillë e kërkon BE-ja ose jo.
Më shumë se gjyma e të anketuarve po ashtu mbështet “vendosmërinë e Qeverisë së Serbisë për të vazhduar dialogun me Kosovën dhe gatishmërinë e saj që në këtë mënyrë të arrihet deri te zgjidhje të qëndrueshme”.
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA