Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka reaguar pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Sela thotë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti kanë pritur gjatë për këtë hap të parë konkret drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
“Aleanca për Shqiptarët, bashkë më qytetarët, i gëzohet mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare në Bruksel për çka të gjithë bashkërisht sakrifikuam, u angazhuam dhe kontribuam për të mbushur një tjetër përcaktim tonin strategjik, pas anëtarësimit të vendit në NATO. Hapja e negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë jetike për Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme për reformimin e sistemit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, barazinë e qytetarëve dhe popujve, si dhe përmirësimin e standardit jetësor dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.
“Poashtu përgëzojmë edhe Shqipërinë, për këtë hap të rëndësishëm dhe i gëzohemi udhëtimit të përbashkët drejt familjes së madhe evropiane. Tani mbetet përgjegjësi e jona që të përmbushim standardet, të realizojmë reformat, të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, si dhe të instalojmë qeverisjen e drejtë dhe vlerat evropiane. Mirënjohës pa fund edhe vendeve anëtare të BE-së që edhe përkundër sfidave të shumta, gabimeve dhe dështimeve në qeverisjet e vendit tonë, nuk u dorëzuan dhe ju hapën dyert qytetarëve drejt një shprese për të ardhmen”, thotë Ziadin Sela.
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...