Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot ka zhvilluar takim me zv.ndihmës Sekretarin Amerikan për çështje Evropiane, Matthew Palmer.
Nga ASH, njoftojnë se Sela ka falënderuar Palmer, që SHBA nëpërmjet përfaqësuesve diplomatik të saj kanë kontribuar që proceset politike në Maqedoni të lëvizin pozitivisht dhe në interes të proceseve demokratike dhe të euro-integrimeve.
“Kryetari Sela, ka informuar zv.ndihmës Sekretarin Matthew Palmer për rolin dhe kontributin politik të ASH-së, për proceset euro-integruese, përkrahjen e referendumit si dhe mbështetjen për ndryshimet kushtetuese, për marrëveshjen e Prespës, që do të hapte rrugë anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Ziadin Sela, ka informuar Palmer se përveç domosdoshmërisë që vendi sa më shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, Maqedonisë i duhet një kohezion i brendshëm politik, i qëndrueshëm mes dy komuniteteve me të mëdha në vend edhe atë atij Maqedonas dhe Shqiptar”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Në takim Sela ka vlerësuar se procesi euroatlantik si dhe barazia politike, ekonomike dhe sociale, do ta forconte karakterin multietnik të vendit dhe do ta përshpejtonte procesin euro-integrues./Telegrafi/
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...