Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në “Facebook”, shkruan se Ligji për shtetësi do të miratohet.
“Ashtu siç u zotuam, Ligji për Shtetësi do të miratohet, sepse ai është jetik për qytetarët që për tri dekada nuk gëzojnë asnjë të drejtë në vendin ku kanë lindur dhe kanë jetuar”, shkruan Sela.
Ai shton se edhe përkundër tentimeve për ta penguar dhe bllokuar këtë ligj, vendosmëria jonë, shkruan Sela, rezultoi me sukses.
“Ligji ka hyrë në fazën e fundit dhe për disa ditë do të realizohet edhe një e drejtë që u është mohuar shumë shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për 30 vite”, shkruan Sela./arbresh.info/
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska