Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sot Kuvendin Qendror në të cilin janë marrë disa vendime, përfshirë edhe largimin e disa prej anëtarëve të saj.
Këtu bëhet fjalë kryesisht për anëtarë të kryesisë qendrore të partisë të cilët janë larguar nga vendi. Kreu i partisë, Ziadin Sela deklaroi se ata u larguan për shkak të fenomenit ugurzi të mërgimit, të cilin e krijuan për shumë vjet partitë në pushtet. Ndërkohë, dy persona janë larguar me vetdëshirë nga strukturat e partisë që para zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Gjatë këtij Kuvendi, fillimisht një prej pikave të rendit të ditës ka qenë edhe dorëheqja e kryetarit Ziadin Sela, por më pas është votuar për heqjen e kësaj pike. Ndërkohë, kryetari Sela ka deklaruar se partia që ai drejton po bëhet gati për sfidat e radhës dhe se është subjekti politik me rritjen më të madhe në zgjedhjet e fundit.
“Aleanca për Shqiptarët në koalicion me Alternativën do të jenë mbrojtësi kryesor i qytetarit që është oponenca e vërtetë e të gjitha shtresave të qytetarëve. Ne do të jemi luftëtarë të pakompromis të korrupsionit dhe të krimit të cilën e kemi të instaluar në nevelet më të larta të Qeverisë, ministra e zëvendësministra, drejtorë e funksionarë, të cilët gjurmët e tyre i fshein duke djegur institucionet dhe objektet që i kanë menaxhuar”, deklaroi ndër të tjera Sela./shenja
Një lëndë ushqyese kyçe për shëndetin e kockave, katër shkaq...
Revolucion, Al po shpejton ndërtimin e anijeve ushtarake në ...
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...