Dje në rrugën Prilep-Manastir në një aksion të përbashkët policor nga Departamenti i Policisë Kriminalistike –Sektori për tregtinë e paligjshme të drogave, armëve dhe substancave të tjera të rrezikshme, Njësia Speciale “Tigrat” në bashkëpunim me pjesëtarët e policisë të Stacionit policor të Prilepit kanë sekuestruar 50 kilogramë marihuanë në vlerë prej rreth 200 mijë euro, njoftojnë nga MPB.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut, marihuana transportohej nga Shqipëria dhe si destinacion të fundit përmesë Maqedonisë së Veriut ka pasur Greqinë.
“Në rrugën Prilep-Manastir nga ana e pjesëtarëve të policosë është ndaluar makina “Pezho-karavan” me targa të Shkupit e drejtuar nga 31 vjeçari M.J nga Shkupi. Pas kontrollit është konstatuar se personi nuk ka poseduar leje për vozitje dhe makina ka qenë teknikisht e parregullt, pas kontrollit janë gjetur edhe dy çanta në të cilat ka pasur 9 paketime të mëdha me marihuanë me sasi 50 kilogramë”, informojnë nga Ministria e Brendshme.
31 vjeçari M.J është arrestuar dhe për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokuroria Publike – Prilep dhe po merren masa për ndriçimin e rastit./alsat
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...