Propozimi për inicimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, me qëllim që të harmonizohet me tekstin e marrëveshjes me Greqinë, dje ka mbërritur në Kuvend. Me këtë procedura tani kalon në Kuvend.
Në Rregullore, në pjesën për ndryshimet kushtetuese nuk ka afat të paraparë në të cilin kryetari i Komisionit për çështje kushtetuese thërret seancë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas paralajmërimeve të Talat Xhaferit, i cili është kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese, do të ndryshohet neni 120 i Rregullores i cili ka të bëjë me caktimin e trupit të punës.
Sipas kryetarit të Kuvendit, nëse shkohet në procedurë të rregullt në afat prej tre ditëve duhet të shqyrtohet materiali në aspektin formal-juridik, të bëhen konsultime me zyrtarët dhe nëse vendimi ka gjitha elementet atëherë dërgohet tek kryetari i shtetit dhe deputetët. Në këtë moment, në afat prej 10 ditëve pune mund të thirret seancë plenare, ndërsa në ndërkohë të mbahet seancë në Komisionin për çështje kushtetuese.
Nëse nuk merret afati maksimal seanca e Komisionit mund të mbahet të premten, ndërsa maksimum mund të zgjasë 10 ditë. Deputetët gjatë kontrollit mund të flasin disa herë nga minutazhi i përgjithshëm prej 20 minutave, ndërsa koordinatorët e grupeve të deputetëve kanë në dispozicion 30 minuta. Sipas disa përllogaritjeve, nëse paraqiten gjithë anëtarët për diskutim, Komisioni seancën mund ta përfundojë brenda tre ditëve.
Në etapën e parë Kuvendi me dy të tretat e shumicës sjell vendim për qasje në ndryshim të Kushtetutës dhe këtu do të jetë testi i parë nëse do të sigurohen 80 deputetë.
Sipas paralajmërimeve të qeveritarëve, nëse këtu nuk ka deputetë menjëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Nëse procedurat zhvillohen sipas afateve më të shkurta të mundshme, për finalizimin e gjitha fazave do të duhen së paku tre muaj e gjysmë, që do të thotë se në kushte ideale ndryshimet kushtetuese do të miratohen në mesin e muajit janar.
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...