Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nga dje po qëndron për vizitë pune në Rumani, në Kuvendin e së cilës për sot është caktuar ratifikimi i protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
Neser Xhaferi do të qëndroj për vizitë edhe në Lituani, ku gjithashtu pritet të bëhet ratifikimi i protokollit për në NATO.
Kryetari i Kuvendit do të mbajë fjalim para deputetëve të Senatit të Rumanisë dhe para deputetëve të Kuvendit të Lituanisë.
Më herët protokollin për anëtarësi të Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar Greqia, Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane