Ministri i Bujqësisë në Maqedoni Arjanit Hoxha, informon se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për menaxhim të përbashkët të peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai informon se me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Bledi Çuni, ka diskutuar edhe për avancim të përpjekjeve për anëtarësim në BE.
“Sot u nënshkrua Marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të qëndrueshëm të peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës dhe avancimit të mëtejshëm të përpjekjeve tona për integrim në BE! Së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Bledi Çuçi, nënshkruam këtë Marrëveshje, e cila është një rëndësie të madhe. Siç dihet tashmë, Liqenet e Ohrit dhe Prespës janë një nga liqenet më të pasura me faunën e peshkut, kështu që imponon shumë sfida për autoritet. Qëllimi ynë është të krijojmë strukturë institucionale të harmonizuar dhe qasje bashkëpunuese për këto liqene”, shkruan Hoxha.
Ai më tej thotë se kjo marrëveshje siguron bazën për krijimin e një organi të ri dypalësh – Komiteti i Përbashkët i Peshkimit të Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës.
Sot u nënshkrua Marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të qëndrueshëm të peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës dhe…
Posted by Arjanit Hoxha on Wednesday, December 2, 2020
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...
Nisma e propozon Fatmir Limaj për President të Kosovës