Një krim i rëndë raportohet në fshatin Rogël të Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Një 17-vjeçare është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e një djali vetëm 16 vjeç.
Viktima u gjet një ditë pas u shpall i zhdukur nga familja.
Trupi i pajetë ishte hedhur në një lumë pranë fshatit.
Policia konfirmoi se ka ndaluar vajzën e re pas marrjes në pyetje.
“Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur dy të mitur, prej të cilëve njëra është vajzë 17-vjeçare, që ka pranuar se është kryerëse e veprës, kështu që pas dokumentimit të plot të rastit gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë ka caktuar masën paraburgimi ne afat prej 30 ditëve, e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit”, tha Fatmir Rexhepi zëdhënës i sektorit për punë të brendshme, Tetovë
Burimet thanë se ajo e ka pranuar krimin e rëndë.
Ndërsa Prokuroria e Tetovës sqaroi se si ka ndodhur ngjarja.
“Pas një debati verbal në makinë në afërsi të vendit të quajtur “Banjiçe”, ajo e ka goditur disa herë me mjet të mprehtë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën. Më pas ajo e ka hedhur në lumin Shkumbin dhe personi është gjetur i vdekur në lumë”.
Gjykata themelore e Tetovës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që vajza e re të qëndrojë të paktën 30 ditë në burg si masë paraprake. Ajo është dërguar tashmë në burgun e Shkupit./TvKlan.al/
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League