Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në ueb faqe ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga 99.8 përqind të votave të përpunuara:
Blerim Reka (Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 79.915 vota apo 10.57%. Reka ka fituar në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përveç komunës së Çairit.
Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 319.240 apo 42.24%.
Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 323.846 vota apo 42.85%.
Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 32.828 vota janë fletëvotime të pavlefshme, apo 4.34%.
Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kishin 1.808.131 qytetarë kurse jehona e votuesve ishte më e ulët në historinë e zgjedhjeve presidenciale me 41.82%.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116