Qytetarët e Strugës kanë vendosur që me aksion gueril ta detyrojnë pushtetin lokal ta merr më seriozisht problemin me deponinë e mbeturinave afër qytetit, e cila shkakton probleme të mëdha për qytetarët.
Disa qytetarë kanë sjellur mbeturina para hyrjes në ndërtesën e Komunës së Strugës.
“Nëse nuk zhvendoset deponia dhe nuk zgjidhet ky problem në kohë të shkurtë, do të ndërmarrin masa më radikale. Do të dalim në protesta dhe do të bllokojmë rrugët”, porositën struganët.
Banorët e Stugës me vite kërkojnë që të zgjidhet problemi me deponinë e egër, ndërsa u revoltuan më shumë kur ajo filloi edhe të ndizej.
Deponia e egër nga e cila ankohen qytetarët, gjendet vetëm 500 metra larg qytetit.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...