Zv. ministri i Shëndetësisë, Vladimir Rendevski, konsideron se në njëfarë mënyre kemi arritur imunitet kolektiv.
“Vihet re se niveli i lartë i imunizimit ndoshta nuk mbron aq mirë sa përqindja e atyre që kanë kaluar coronavirusin, gjegjësisht ata që kanë kaluar virusin dhe kanë qenë pacientë me Covid-19 kanë imunitet më të gjatë dhe më të madh se të vaksinuarit që nuk kanë qenë të infektuar. Unë besoj se kemi shkallë të lartë të atyre që kanë kaluar virusin”, thotë Rendevski në emisionin “Studio 10”.
Sipas tij, vaksina është një shtyllë e përmirësimit të statusit imunitar të një popullate.
“Karvani i nisur dje është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Objektivi ynë është te pacientët e moshuar me sëmundje shoqëruese. Ajo do të përhapet më tej në pjesën tjetër të banorëve të pavaksinuar. Duhet të bëhet një analizë e re statistikore, vdekshmëria është veçanërisht e rëndësishme”, shpjegon Rendevski dhe shton se popullata ka mungesë besimi në sistemin shëndetësor dhe në procesin e vaksinimit./Telegrafi/
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...