Regjistrohen 621 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

18:42 | 4 Prill 2021

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 621 pacientë të shëruar nga coronavirusi njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup – 330, Kavadar – 40, Veles – 37, Tetovë – 29, Shtip – 25, Negotinë – 21, Gostivar – 19, Manastir – 18, Gjevgjeli – 14, Kumanovë dhe Koçan nga 13, Demir Kapi – 10, Probishtip dhe Kërçovë nga 9, Sveti Nikollë – 8, Berovë – 7, Pehçevë – 6, Resnje – 4, Bogdanci – 3, Prilep dhe Kratovë nga 2, Vinicë dhe Demir Hisar nga 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 134.867, numri i pacientëve të shëruar është 109.297, numri i vdekjeve është 3.940 dhe numri i rasteve aktive është 21.630.

Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 10.584, pason Prilepi me 1.166, Kumanova 1.078 dhe Manastiri me 1.032./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara