Shkollat e mesme profesionale në rajonin e Pollogut do të pranojnë gjysmë-maturantë edhe në afatin e tretë për regjistrim. Në dy afatet paraprake, nuk janë plotësuar të gjitha vendet e lira. Në shkollën e mesme teknike të Gostivarit vende të lira kanë mbetur në drejtimet makineri, automekanik dhe teknologji ushqimore.
“Me mbarimin e shkollës së mesme teknike, ato në të ardhmen kanë të drejtë të jenë edhe biznesmen edhe të inkorporohen në ndërmarrje të ndryshme private apo kompani të ndryshme në tregun e punës. Ndaj, apeloj edhe një herë që ta shfrytëzojnë rastin të rinjtë apo semimaturantët që të mbarojnë një shkollë të mesme profesionale”- deklaroi Besir Saliu, sh.m.t.k “Gostivari”.
Në shkollat e mesme të Tetovës në të dy afate janë regjistruar 995 gjysmë-maturantë me mësim në gjuhën shqipe, 264 në gjuhën maqedonase dhe 11 me mësim në gjuhën turke. Ulje të pikëve nuk do të ketë për afatin e tretë për regjistrim.
Gjysmë -maturantët që tashmë janë refuzuar nga ndonjë nga shkollat e mesme kanë edhe një mundësi konkurrimi, Bëhet fjalë për afatin e tretë për regjistrim, të hënën me 29 qershor./Alsat/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...