Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) njoftoi se nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.
Në arsyetimin për mospjesëmarrjen në zgjedhjet thuhet se partitë politike shqiptare kanë dështuar në krijimin e një blloku opozitar, Besa, PDSH, LR-PDSH, RDK.
“Rilindja Demokratike Kombëtare, në mbledhjen e saj të rregullt të Kryesisë Qendrore, të mbajtur sot në hapësirat e saja, vendosi me unanimitet të plotë që mos të marr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit”, shprehen nga RDK, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se kauza e RDK-së për krijimin e një opozite të shëndoshë kombëtare si dhe beteja për sundimin e së drejtës si dhe lufta ndaj forcave anti-demokratike, anti-kombëtare do të vazhdojë në të gjitha mënyrat.
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...