Prokuroria e Lartë Publike dha pëlqimin që Dragi Rashkovski të dalë nga paraburgimi me garanci. Këtë e kanë vërtetuar nga Prokuroria për “360 gradë”.
Ai u ankua ndaj vazhdimit të masës së paraburgimit ndaj tij në gjysmën e dytë të muajit maj në gjykatë, ndërsa Prokuroria thotë se ai ka ofruar rreth gjysmë milion euro.
“Ju njoftojnë se Prokuroria e Lartë Publike Shkup, ndaj ankesës së të akuzuarit D.R me garanci të ofrua ku i ofrohet Gjykatës së Apelit, ia pranoi ankesën të akuzuarit dhe pranoi garancinë e ofruar në letër në vlerë prej 30.686.215.00 denarë dhe zëvendësoi masën e paraburgimit me garancinë e ofruar”, thonë nga Prokuroria.
Kjo nuk do të thotë se Rashkovski del nga paraburgimi për shkak se Prokuroria jep mendim, ndërsa vendimin e merr gjykata. Për vendimin përfundimtar e merr Gjykata e Apelit në Shkup i cili duhet të vendosë ndaj ankesës.
Kundër Rashkovskit momentalisht ka dy hetime. Të dy kanë të bëjnë me tenderë ku janë marrë shërbime që askush nuk i ka kërkuar dhe nuk i ka përdorur.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...