Komisioni Evropian ka publikuar raportin vjetor të zgjerimit, ku Serbia rezulton me vlerësimin më të dobët që nga nisja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Dokumenti thekson përkeqësim serioz në fushat e demokracisë, të drejtave themelore dhe lirisë së medias. Sipas raportit, polarizimi politik është rritur ndjeshëm, duke ndikuar në funksionimin normal të institucioneve shtetërore.
Një ngjarje e rëndë që tronditi vendin, shembja e strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, nxiti protesta të gjera studentore dhe qytetare në gjithë Serbinë. Megjithëse shumica e tubimeve u zhvilluan paqësisht, raportohen raste dhune dhe sulmesh ndaj demonstruesve. Gjatë verës, tensionet u shtuan me akte vandalizmi dhe sulme ndaj bizneseve që mbështesnin protestat.
Edhe gjendja e mediave është përshkruar si alarmante, pasi gazetarët përballen me kërcënime, padi dhe presione politike. Raporti vë në dukje mungesën e pavarësisë së institucioneve rregulluese dhe përqendrimin e pronësisë mediatike në duar të afërta me pushtetin. Komisioni kërkon që Serbia të garantojë pluralizëm, pavarësi dhe cilësi në raportim.
Po ashtu, korrupsioni dhe ndikimi politik në drejtësi mbeten probleme të rënda që pengojnë reformat. Sa i përket dialogut me Kosovën, Brukseli kërkon që të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese dhe obligimet e marra për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Në përfundim, raporti thekson se Serbia duhet të kalojë nga përkushtimi në letër te zbatimi real i vlerave evropiane, përndryshe rruga e saj drejt BE-së do të mbetet e bllokuar/rtsh.al/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...