Në Tiranë u mbajt një takim informal në Vilën 30, ku ishin liderët e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi mes liderëve të Ballkanit dhe përfaqësuesit të BE-së Varhelyi, nisi rreth orës 12:00, përfundoi në orën 15:30.
Pas, takimit Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar foto dhe ka treguar detaje rreth asaj që u fol.
“Pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq”, shkroi Rama./Arbresh.info/
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...
Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e një personi, dys...