Ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit biseduan me komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Ferenc Kajari dhe kolonelin e Brigadës Lindore dhe komandantin e bazës Bondsteel Kristofer Samulski për situatën aktuale të sigurisë, duke theksuar se “është ende e paqëndrueshme” raporton Kosovo-Online, transmeton Gazeta Express.
Në takimin e dytë me përfaqësuesit e KFOR-it në 20 ditët e fundit, tema kryesore ishte “baza e ndërtuar ilegalisht dhe uzurpimi i pronës private dhe komunale nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq” thuhet në postimin e Rakiqit në Facebook.
Siç ka thënë ministri Rakiq, “është e papranueshme uzurpimi i pronës private dhe komunale dhe kjo paraqet kërcënim dhe provokim të qartë”.
“Nuk do të lejojmë asnjë provokim as nga njësitë speciale të Kosovës dhe as nga forcat e sigurisë së Kosovës, sepse çdo veprim i tyre i njëanshëm rrezikon paqen dhe stabilitetin”, deklaruan gjatë takimit të sotëm kryetari i Listës Serbe dhe ministri Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore.
Në mbledhjen e sotme është mbajtur një minutë heshtje në nderim të pjesëtarit të sapo ndjerë të kontingjentit hungarez të KFOR-it.
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...