Qytetarët e Maqedonisë më shumë konsumojnë bukë, vezë, patate, qumësht dhe pije joalkoolike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Statistikat tregojnë se vitin e kaluar një familje kanë konsumuar 272.2 kg bukë. Sasia e konsumuar e bukës për një familje për vitin 2017 është më e madhe nga ajo e vitit 2016, ku mesatarisht një familje ka harxhuar 262.6 kg bukë.
Gjatë vitit mesatarisht një familje ka harxhuar 103.1 kg patate, 654.4 kilogramë speca, 49.8 kg domate, 48.9 kg perime të freskëta, 375.5 lakër, 35.4 kg qepë dhe hudhër, 26.7 kg kastravec, 21.6 kilogram fasule dhe vetëm 4.6 kg bizele.
Nga frutat më shumë janë konsumuar ato tropikale me 60.8 kg, e ndjekur nga shalqiri dhe pjepri me 48.8 kg.
Në mesin e pijeve, familjet më shumë kanë konsumuar pije joalkoolike me 211.3 litra, pastaj 40 litra birë, 6.3 litra verë.
Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...