Qeveria e Maqedonisë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, përmes një kumtese për media ka uruar qytetarët e vendit, për siç thonë, shënimin e kapitullit historik për vendin.
Nga qeveria thonë se ky është akt që jep përgjegjësi shtetërore dhe patriotizëm të fuqishëm, pasi realizohen qëllimet madhore – anëtarësimi në BE dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Deputetët duke e pasur parasysh interesin e lartë të qytetarëve, votuan “pro” marrëveshjes e cila mundëson integrim ndërkombëtar dhe njohje të shtetit tonë si sovran, me identitetin e garantuar maqedonas. Realizimi i këtyre dobive ka ardhur përmes precizimit të emrit të shtetit tonë me përcaktim gjeografik – Republika e Maqedonisë së Veriut”.
“Përveç kësaj, gjuha maqedonase do të jetë e njohur ndërkombëtarisht. Himni jonë, flamuri jonë – mbeten të njëjtë dhe të mbrojtur. Shtetësia jonë do të jetë maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga qeveria.
Ata shtojnë se sot është hapur perspektivë e re për gjithë qytetarët e vendit.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...