Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sipas portalit ‘Plusinfo’, e tërhoqi Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike në procedurë të shkurtuar.
Pas kësaj tërheqje, s’do të ketë as seancë për Ligjin për Prokurori Publike, e që ishte paraparë të mbahet në orën 17:00 por nuk u mbajt.
Ndryshe, Hristijan Mickoski edhe sot përsëriti qëndrimin e tij se partia e tij nuk do të mbështesë Ligjin për Prokurorinë Publike. Sipas tij me këtë ligj, amnistoheten Zaevi dhe familjarët e tij, funksionarët e lartë të pushteti por edhe ish-udhëheqësit e OBRM-PDUKM-së të cilët tani i shërbejnë Zaevit, duke aluduar kështu për grupin e pavarur të OBRM-PDUKM-së.
Këtë ligj e kundërshtuan edhe dy partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa ndërsa kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot tha se do të votohet ai ligj i cili ishte miratuar dje në Qeveri./Telegrafi/
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...