Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e 10-të të rregullt ku do të shqyrtohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara për vitin 2019.
Në mbledhje do të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Drejtorisë për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuara për vitin 2019.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në këtë mbledhje është pika për Raportin e punës së Komitetit Nacional për lehtësim të tregtisë, në harmonizim me detyrimet nga Marrëveshja për lehtësim të tregtisë në kuadër të Organizatës tregtare botërore.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria do të përcaktojë tekstin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të klasifikuara që shfrytëzohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë.
Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë në këtë mbledhje është paraparë edhe prezantimi i Informacionit me raport për zbatimin e Programit për dëmshpërblimin e fëmijës, që është viktimë ose është i dëmtuar nga një veprim, i cili me ligj është paraparë si vepër penale e dhunës dhe akteve të tjera individuale ose dhunës në grup për vitin 2019./telegrafi
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...