Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e miratoi buxhetin e vitit 2020.
Sipas njoftimeve të TV24, një pjesë e ministrave në mbledhjen e sotme kanë kërkuar më shumë para për shpenzim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Debati mes ministrive nuk ka mundur të zgjidhet, kështu që është lënë hapësirë që për një javë të harmonizohen kërkesat me Ministrinë e Financave.
Buxheti shtetëror pritet të rritet për 100 milionë euro që do të thotë se Maqedonia do të kishte buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë. Thuajse një miliardë euro do të jenë për pagesa të pensioneve, të cilat sipas Zaev, do të rriten shumë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë