Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se vendi po shkon në zgjedhje për shkak se, sipas tij, pushteti me 51 për qind kërkoi nënshtrim.
“Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti me 51% kërkoi nënshtrim. Ne zgjodhëm Republikën”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se LDK-ja kishte dhënë konsensus, ishte takuar me pushtetin dhe kishte ofruar edhe emrin e Vjosa Osmanit, por sipas tij, ky propozim ishte injoruar.
“Kërkuan konsensus. Ua dhamë. U takuam. Kërkuan emra. Thamë Vjosën. E injoruan. Kërkuan nënshkrime. Ua dhamë, 15 sosh, sa i kishim. Në fund, kërkuan gjënë e vetme që dinin, nënshtrimin. Këtë s’mund ta kishin”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka akuzuar pushtetin se presidenten e deritashme e ka parë vetëm si numër për kuorum.
“Vjosën, Presidenten e deritashme, e panë vetëm si kuorum, si numër plotësues për Presidenten e tyre “karate”. Ne e pamë ndryshe. E pamë siç duhet të ishte edhe me votat e tyre, një Presidente përfaqësuese dinjitoze e Republikës”, ka thënë kryetari i LDK-së.
Aksident me fatalitet në Gjakovë: U përplas me shtyllë elekt...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Shfaqet një baner i madh e mbështetës për krerët e UÇK-së në...
QKUK realizon me sukses operacionin për heqjen e plumbit nga...
2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KF...
Osmani godet Kurtin: Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kos...