Kryeprokurorja, Katica Janeva në mbledhje ka njoftuar një pjesë të punonjësve në PSP se duhet të bëhet fshirja e të dhënave nga kompjuterët.
Të punësuarit e kanë pyetur se pse Janeva ka kërkuar një gjë të tillë por ajo s’ka dhënë arsye, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Opinioni duhet ta dijë se pse Katica Janeva kërkon fshirjen e të dhënave nga kompjuterët pikërisht në kohën kur rasti ‘Haraçi’ po hetohet.
Prokurorja Vilma Ruskovska e cila e udhëheq rastin ‘Haraçi’ në deklaratë për ‘A1on’ thotë se nuk dëshiron të komentojë informacione të pavërtetuara.
“Nuk dua të komentoj informacione të pavërtetuara. Nuk mendoj në mënyrë hipotetike derisa të vërtetohen infromacionet”, tha Ruskovska.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...