Dy protesta të reja kundër marrëveshjes së Prespës do të mbahen sot pasdite në Selanik dhe Athinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tubimet nuk janë të ndërlidhura reciprokisht, ndërsa si organizatorë janë lëvizjet qytetare që janë pak të njohura për publikun, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina.
Në kryeqytetin grek, në sheshin Sintagma para Kuvendit grek, në orën 6 pasdite, “Lëvizja Kombëtare për Maqedoninë dhe Aleksandri i e Madh” dhe “Komisioni Shkencor për Çështjet Kombëtare” bënë thirrje për protestë. Ata do të protestojnë siç thonë “të ndaluar marrëveshjen e tradhtisë”.
“Greqia do të thotë Maqedoni. Të gjithë grekët, të bashkuar së bashku para Kuvendit të Sintagma, të dielën, më 1 korrik në orën 18:00. Ne do të jemi atje për të mbrojtur Greqinë, Maqedoninë, historinë, sovranitetin kombëtar, Kushtetutën dhe demokracinë”, bëjnë thirrje organizatorët një video inçizim të postuar nëpër rrjetet sociale.
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...