Komunat vazhdojnë të mos kenë zgjidhje afatgjatë për problemin me qentë endacak në Maqedoni.
Këto kafshë të pa vaksinuar dhe të pa sterilizuar vazhdojnë te enden në grupe nëpër lagjet e kryeqytetit.
Shumë prej tyre nuk janë agresiv, por ka edhe nga ata të cilët bëjnë përjashtim.
Vetëm një natë më parë në stacionet policore në Shkup janë raportuar tre raste të kafshimeve nga qentë endacakë në disa zona në kryeqytet.
“Në orën 09.30 në Komisariatin e Policisë Gazi Babë, D.P. ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Sava Mihailov”. Më pas në ora 13:30 në Stacionin Policor Aerodrom, G.M.(49) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak në Bulevardin “Jane Sandanski”. Në ora 21:00 në Stacionin Policor Gazi Babë, AV (58) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën “Sava Mihajllov” është kafshuar nga një qen endacak”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Rama: Armend, ti s’mbajte veç koncert – ti ndeze shpirtin e ...
Alarm për mjet shpërthyes në një lokal në Klinë, policia zbu...
Prishet luhatësja në Skenderaj, 9 të lënduar – mes tyre tre ...
Ka marrëveshje me lojtarin, Liverpooli sot takohet me Eintra...
Përfshihet nga zjarri një lokal me makina printimi në Gjakov...
U kap me kokainë, thikë e gërshërë – arrestohet në Prishtinë...