Pas vendimit të presidenti Ivanov për mos dhënjen e mandatit Zoran Zaevit, si arsye merret pikërisht deklarata e partive politike shqiptare e sidomos avansimi i gjuhës Shqipe.
Kundër vendimit të Ivanovit shumë figura të rëndësishme të cilët dënuan këtë veprim të Ivanovit, sot ka reaguar edhe princi Leka.
Ai në reagimin e tij ka thënë:
“E ndjekim me kujdes të veçantë situatën në Maqedoni. Jemi të tronditur nga shpërthimet ksenofobike që burojnë nga institucionet e shtetit që jo vetëm nuk i ngjajnë një shteti multietnik, por nuk përkojnë as me kohën në të cilën jetojmë.
Shqiptarët si gjithmonë gjuhës së ksenofobisë i janë përgjigjur me maturi. Kjo cilësi ka bërë që shqiptarët t`i përballojnë vuajtjet shekullore si pasojë e padrejtësive historike. Tani shqiptarët nuk janë vetëm, janë krah më krah me botën e qytetëruar e progresive dhe japin kontributin e tyre pozitiv në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit. Është iluzion të pritet që shqiptarët të heqin dorë nga vlerat identitare e kulturore, varësisht nga shteti që jetojnë.
Është iluzion të mendohet se shqiptarët janë të ndarë sipas kufinjve gjeografikë.
Ne jemi një komb dhe si i tillë kontribuojmë në Evropën multikulturore!” shprehet Princ Leka.
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën