Në Ministrinë e Financave sot u prezantua softueri më i ri i Byrosë për Furnizime Publike, me qëllim të mundësimit të transparencës më të madhe dhe llogaridhënies në procesin e lidhjes së marrëveshjeve për furnizime publike.
Risi në sistemin e sendërtuar është publikimi i marrëveshjeve të lidhura, kontrolle falas të dokumentacionit të tenderit, kritereve dhe kushteve dhe për shkak të transparencës së vetë marrëveshjeve, mund të bëhen analiza të mëtutjeshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Siç deklaroi zëdhënësja e Ministrisë, Jovana Avramovska, sistemi i ri mundëson analiza të personalizuara, që, sipas saj, është në drejtim të hapjes së transparencës, respektivisht dhënies së mundësisë gazetarisë hulumtuese, qytetarët dhe secili që është i interesuar për furnizimet publike mundet vetë të hulumtojë dhe të bëjë analiza të bazuara në të dhënat me të cilat disponon Byroja për Furnizime Publike.
“Ajo që u bë fillimisht është hapja e marrëveshjeve dhe kjo ndodhi me vendim të seancës qeveritare dhe që nga muaji i kaluar marrëveshjet publikohen”, tha Avramovska dhe shtoi se ky është vetëm fillim i hapjes së transparencës dhe ky softuer në të ardhmen do të avancohet./Telegrafi/
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...