Në seancën djeshme të Qeverisë është vendosur që autostrada Shkup-Bllacë të fillojë të ndërtohet në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Këtë e kumtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tregoi edhe arsyet se pse deri më tani ky projekt është zvarritur.
“Është mungesë e projektimit të aksit rrugorë. Kanë filluar projektimin dhe gjatë fillimit të vitit të ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi i asaj autostrade…Në seancën e djeshme të Qeverisë, ne kemi caktuar afate kohore deri kur duhet autostrada Shkup-Bllacë të kryhet, për shkak se ajo është me një rëndësi të veçantë për komunitetin e biznesit të RM-së, por gjithashtu edhe për lidhjen me Kosovën”, tha Bekteshi.
Në anën tjetër, ministri për Inovacione dhe Sipërmarrësi i Republikës së Kosovës, Besim Beqaj, qartësoi se shteti i tyre është duke bërë përpjekje dhe investime të jashtëzakonshme për ndërtimin e këtij aksi rrugor.
Këto biseda u bënë në takimin në mes ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrit për Inovacione dhe Sipërmarrësi i Republikës së Kosovës Besim Beqaj, në të cilin u diskutuan temat ekonomike në interes të bizneseve dhe rritjes së shkëmbimit tregtar mes dy vendeve./Telegrafi
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...