Deputetët e pozitës dhe opozitës të cilët janë anëtar të komisionit për mbrojtje dhe siguri do të propozojnë që të miratojnë një deklaratë të përbashkët për ndihmë dhe qasje në procesin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Në takimin koordinator anëtarët e komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri, e cila u mbajt sot të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhanë pajtueshmëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Presim se kjo deklaratë do të jetë e miratuar me brohoritje në seancën e Kuvendit ditën e martë më 17 korrik”, tha sot kryetari i komisionit kuvendor për mbrojtje, Hari Llokvenec.
“Gjithmonë deklaratat dhe rezolutat e tilla që mbështesin hyrjen e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO u miratuan me konsensus nga të gjitha partitë politike si një dokument mbizotërues. OBRM-PDUKM gjithnjë i ka mbështetur, mbështet dhe do t’i mbështes ato në të ardhmen”, tha koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev.
Për deklaratën do të votohet në seancën e planifikuar për më 17 korrik. Në këtë seancë do të duheshe të votohet edhe për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhor, por zgjedhja e komisionit ende është e bllokuar.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...