Hendbollisti kroat, Denis Tot dje është sulmuar nga dy persona, përkatësisht nga një djal dhe një vajzë në afërsi të diskotekës “Privilixh”. Hendbollisti Tot (27) sot pasdite humbi jetën në spitalin e Shkupit.
Policia ka parë kamerat e “Safe City” dhe saktësisht është vërtetuar se çfarë ka ndodhur. Policia tash ka hapur lëndë.
Në incizimet shihet se si dy persona, një vajzë dhe një djalë hynë në taksi.
Hendbollisti në derë u ka thënë diçka dhe të dy kanë dalë nga automjeti dhe kanë goditur atë. Ai ka ra në vend, ndërsa vajza ka goditur disa herë me këmbë në kokë. Ndihmën e shpejtë e ka thirrur një vajzë e cila ka parë trupin e Tot në rrugë.
Kur është dërguar në spital, zemra nuk ka punuar, ndërsa mjekët kanë tentuar ta rianimojnë, por pa sukses.
Trupi i tij është dërguar për autopsi për t’u vërtetuar arsyet e vdekjes./Telegrafi/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...