“Nëse në afat prej dy ditëve nuk fillojnë që të arrestohen dhe nëse nuk u shqiptohet masë paraburgimi të gjithë dhunuesve të cilët shihen në video, ne qytetarët kemi të drejtë në arrestimin civil të terroristëve të Kuvendit dhe vetëmbrojtje. Nëse këto kriminelë janë në liri është i rrezikuar jeta dhe siguria e çdonjërit prej nesh”, thotë profesoresha universitare, Mirjana Najçevska.
Ajo shton se menjëherë duhet të suspenohen policët që kanë lejuar që dhunuesit të hyjnë në Kuvend.
“Çdo polic që shihet në inçizime se nuk e ka kryer detyrën menjëherë të suspendohet, t’i merret arma dhe të ngritët procedurë. Sipas ligjit për polici, neni 36, policia vepron sipas detyrës zyrtare – nuk i duhet kurrfarë urdhri për të penguar kryerje të v eprës penale. Ajo do të thotë se çdonjëri prej policëve që shihet nëpër video-inçizime e ka shkelur ligjin për polici, ndërkaq mund të mendohet edhe për vepra më të rënda penale, në të cilët paraqiten si bashkëpunëtorë”, thotë Najçevska.
Ajo gjithashtu shton se edhe disa media të cilët i kanë përkrahur “sulmet terroriste duhet të vendosen në hetim”. /Portalb.net/
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...