Ligji për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) mbetet krimet i rëndësishëm për marrjen e datës për negociatat për anëtarësim në BE.
Sipas ambasadorit të Holandës në Maqedoninë e Veriut Wouter Plomp, është e nevojshme të arrihet kompromis mes pushtetit dhe opozitës për çështjen e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Holanda ka qenë dhe mbetet e shqetësuar për sundimin e së drejtës në vend, e me këtë nënkuptojmë edhe Ligjin për PSP-në. Holanda mbështet reformat e zbatuara dhe Marrëveshjen me Greqinë, por për të marrë datë është e nevojshme të vazhdojë lufta kundër korrupsionit të lartë”, thotë Plomp.
Sipas tij, PSP ka luajtur rol të rëndësishëm në ngritjen e aktakuzave për korrupsionin e lartë.
“Për ne është e rëndësishme të ndiqet korrupsioni i lartë nga e kaluara, e tashmja, por edhe e ardhmja. Për këtë arsye është e rëndësishme të gjendjet mënyrë efikase për përfshirjen e PSP-së në Prokurorinë Themelore Publike, duke ruajtur pavarësinë e saj”, thotë Plomp.
Edhe përkundër deklaratave të shumta se e ardhmja e PSP-së mund të jetë arsyeja kryesore për mosmarrjen e datës për negociatat me BE-në, pushteti dhe opozita akoma nuk kanë arritur marrëveshje./Telegrafi/
Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam, s’ka...
Katër komisione të Kuvendit me mbledhje gjatë ditës së sotme
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Diell, vranësira dhe temperatura deri në 17°C të martën
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër