Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe zyra e UNDP-së në Maqedoni kanë filluar sot debatin e parë publik në kuadër të iniciativës për rikthimin e bashkësive lokale, si një potencial për forcimin e vetëqeverisjes lokale.
Zv.ministri i pushtetit lokal, Dejan Pavleski, tha se kjo ide është diskutuar edhe në Qeveri dhe në fazën e parë bëhen vlerësimet e mundësive dhe nevojave, si dhe do të meren mendimet e të gjitha palëve.
Ideja mbështetet edhe nga UNDP. Sekretari kryesor teknik i UNDP në Shkup, Herald Schenker tha se programi i OKB-së për zhvillim ka për qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, ndërsa theksoi se rajoni tanimë ka përvojë me punën e vetëqeverisjes vendore.
Zyrat vendore të cilat kanë ekzistuar edhe më herët në Maqedoni janë vlerësuar si një mundësi e mirë që qytetarët, veçanërisht ato të zonave rurale të kenë sa më afër shërbimet e nevojshme administrative.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...