Persona të armatosur dhe të maskuar mbrëmë kanë plaçkitur një barnatore dhe një kazino në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, kumtoi MPB-ja.
S.S (30) mbrëmë në ora 19:25 në SPB-Shkup ka denoncuar se në bulevardin “Aradhat partizane” në barnatoren “Eurofarm” një person i armatosur me pistoletë ka kryer plaçkitje, me ç’rast ka marrë rreth 32.000 denarë. Policia ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.
Diçka më vonë, në orën 21;45 në SPB-Shkup ka arritur denoncim se në rr. “Aradhat partizane” në kazino “Astra” tre persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kanë kryer plaçkitje mbi të punësuarit në kazino, me ç’rast janë marrë rreth 181.500 denarë. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...