Fakultetit të Filozofisë, Novi Sad, pasi që dje studentët që kishin bllokuar këtë institucion të arsimit të lartë për nëntë muaj u dëbuan prej andej.
Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, spërkatje me sprej dhe përplasje në hyrje të fakultetit.
Gjithashtu kanë ardhur edhe pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe, drejt të cilëve po hidhen sende, raporton nova.rs.
Qytetarët janë rrethuar nga të gjitha anët ndërsa ka filluar një rrëmujë masive, ku raportohet edhe për të lënduar në radhët e qytetarëve.
Qytetarëve u thuhet të largohen nga Fakulteti i Filozofisë, të cilët po i rezistojnë thirrjeve të pjesëtarëve të policisë.
Ndryshe, protestat kanë nisur tash e sa muaj kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...