Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-zv.kryeministrit Artan Grubi, i cili sot në mëngjes u dorëzua para autoriteteve policore.
Pas marrjes në pyetje, Grubi është dërguar në burg, pasi ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit.
Grubi nga pika kufitare Bllacë u mor menjëherë në paraburgim. Ai ishte në arrati për një vit e dy muaj.
Artan Grubi në fund të vitit 2024 u fut në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin, pas së cilës ai u tërhoq nga jeta publike.
Pak ditë më vonë, ai u arratis nga vendi, ndërsa kërkohej me fletarrest ndërkombëtar së bashku me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajramin, për rastin ‘Lotaria’. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal, që parashikon dënim me të paktën katër vjet burg./Telegrafi/
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten
Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga...
Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar...
Zyrtare: Orges Shehi rikthehet në krye të trajnerit