Ambasadori në largim i BE-së, Samuel Zhbogar po numëron ditët e fundit të detyrës së tij në Shkup. Ai ka vendosur që kujtimet e 4 viteve t’i paraqes përmes shpërndarjes së 30 fotografive në rrjetet sociale, bri të cilave shkruan.
“Për 31 ditë do të largohem nga Maqedonia e Veriut. Jam i entuziazmuar që po kthehem në shtëpi, por gjithashtu edhe i pushtuar nga emocionet për kohën që po e lë pas vetes. Përmes 30 fotografive do t’i reflektoj kujtimet e 4 viteve të fundit”.
Zhbogar filloi detyrën në vitin 2016, në përfundim të krizës politike. Ishte në detyrë pikërisht në kohën kur vendi shënoi kthesë në rrugën e integrimit në BE, me marrjen e dritës jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim. Kishte marrë detyrën pas ish ambasadorit, Aivo Orav dhe do t’ia lëshojë vendin ambasadorit të ardhshëm evropian, Dejvid Ger.
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë