Bilall Kasami, lideri i deritashëm i Lëvizjes BESA edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i kryetarit të partisë Lëvizja Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.
“64 nga gjithsej 107 anëtarë të Këshillit Qendor të BESA-s dhe deputetët e kësaj partia ku u diskutua edhe për përgjegjësinë e liderit të BESA-s për zgjedhjet lokale dhe shkelja e statutit të partisë. Në mënyrë unanime u vendos për shkarkimin e liderit të partisë, Bilall Kasami”, tha Orhan Murtezani, anëtar i Kryesisë Qendrore të partisë.
Nexhmedin Karemani u zgjodh udhëheqës i organizmit të Kongresit dhe ushtrues detyre i kryetarit të partisë, njëkohësisht edhe anëtari më i vjetër i Këshillit Qendror.
Orhan Murtezani poashtu theksoi se “brenda partisë Besa ekzistojnë struktura paralele” për të cilat edhe opinioni ishte dëshmitar./Telegrafi/
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1153793781417491/
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA