Mali i Zi për shkak të rritjes së nivelit të përhapjes së Covid-19 ka rikthyer disa nga kufizimet e kaluara.
Duke nisur nga dita e hënë në disa komuna gjatë 14 ditëve ndalohet lëvizja e banorëve prej orës 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit si dhe ndalohet puna e lokaleve dhe vizitat familjare.
Masat e reja të miratuara nga Trupi Nacional Koordinues vijnë sipas numrit të infektuarve në krahasim me popullsinë dhe aplikohen kryesisht në ato komuna që janë më së shumti të goditura.
Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia për momentin janë me koeficient të ulët të të infektuarve.
Autoritetet shëndetësore theksojnë se këto masa mund të japin rezultate dhe se është mënyra e vetime për të mbajtur pandeminë nën kontrollë.
Që prej qershorit Mali I Zi shënoi një rritje të rasteve me Covid-19 dhe aktualisht numëron mbi 3600 të prekur dhe 149 viktima.
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...