Cilësia e tekstit të marrëveshjes dhe nevoja për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dyja palët janë shumë të rëndësishme sesa nevoja për ta finalizuar marrëveshjen në një kohë të caktuar, thonë nga Ministria e Jashtme në një deklaratë të lëshuar dje që kur opinioni dhe mediat në të dyja vendet numërojnë ditët dhe orët deri tek biseda telefonike apo takimit në mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një zyrtar i qeverisë greke reagoj dje në një deklarata për agjencinë ANA-MPA, duke thënë se aktualisht po luhen disa lojëra.
“Ne kemi një marrëveshje në tavolinë, siç tha kryeministri i IRJM-së, duhet të mbyllet sa më shpejtë. Për fat të keq, disa këmbëngulin në lojëra”, tha një zyrtar anonim i qeverisë greke, duke komentuar mbi deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...