Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë aplikuar 11.646 doza të vaksinave kundër Covid-19, prej të cilave 9.561 paraqesin dozën e parë, me çka numri i përgjithshëm i dozave të aplikuara ka shkuar në 244.518.
Nga MSH thonë se vaksinim në platformën vakcinacija.mk janë paraqitur 390.330 persona.
Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë në vendin dozën e dytë të vaksinës kundër virusit korona e kanë pranuar 38.505 persona.
Sipas të dhënave të fundit, 44.7% e popullatës mbi 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 37% e popullatës mbi 65 vjeç gjithashtu janë vaksinuar me të paktën njërën dozë.
Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët të aplikojnë për t’u vaksinuar në vakcinacija.mk, pasi siç thonë, është mënyra më e lehtë për të arritur tek vaksina./Telegrafi/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...