Kandidati i pushtetit për kryetar shteti Stevo Pendarovski, ka pranuar ftesën e kundër kandidates së tij Gordana Siljanovska, për debat televiziv.
Pendarovski tha se debati nuk do të ndodh gjatë këtij muaji, po gjatë muajit të fushatës parazgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kuptohet se do ët ketë duel, ka kaluar koha e Gruevskit, i cili 11 vite ka hedhur poshtë mundësinë për ballafaqim. Unë u pengova nga kjo e drejtë para pesë viteve, tani nuk ka arsye të refuzojë. Gjithsesi, kjo do të ndodh në kuadër të fushatës, që do të fillojë në muajin prill”, tha Pendarovski.
Siljanovska gjatë thirrjes së Pendarovskit për debat televiziv, tha se opinioni do të shohë se kush është përgjegjës për të kaluarën e Maqedonisë.
Ndryshe, përveç Pendarovskit dhe Siljanovskës në zgjedhjet presidenciale do të garojë edhe Blerim Reka, i cili përkrahet nga partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim